Shërbimi neurologjik pranë klinikës sonë, i ofruar nga mjekët specialistë neurologë Dr.Shk. Florian Dashi (neurolog/neurofiziolog), Dr.Shk. Ermir Roci dhe Dr.Shk. Pavllo Djamandi, siguron një proces të plotë diagnostikues dhe terapeutik për të gjitha patologjitë e sistemit nervor.
Patologjitë kryesore që trajtohen janë:
Epilepsia
Dhimbja e kokës (cephalea) dhe migrena
Patologji të enëve të gjakut dhe degjeneruese të sistemit nervor qendror
Patologji të sistemit nervor periferik (neuropati, radikulopati)
Sëmundja e Parkinsonit
Sindroma vertiginoze (jo kompetencë e ORL)
Sëmundje me dëmtim të myelinës (Skleroza multiple)
Vizita neurologjike konsiston në bashkëbisedimin me mjekun neurolog, ku pacienti ka mundësinë të shprehë të gjitha shqetësimet dhe simptomat që po përjeton. Pas kësaj, ndiqet me një ekzaminim fizik të pacientit për të vlerësuar gjendjen e tij.
Në rastet kur është e nevojshme, vizita neurologjike mund të shoqërohet me ekzaminime të tjera imazherike (si MRI, CT) ose laboratorike që ndihmojnë në vendosjen përfundimtare të diagnozës dhe përcaktimin e trajtimit të duhur. Ky proces i plotë diagnostikues siguron që pacientët të marrin trajtimin më të përshtatshëm për patologjitë e tyre neurologjike.